Aksident në Prishtinë, 5 vjeçari në gjendje të rëndë

0
106
Një fëmijë ka mbetur i lënduar në një aksident trafiku që ndodhi sonte rreth orës 21:00 në rrugën C në Prishtinë.

Këtë informacion e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësi i policisë Daut Hoxha i cili tha se fëmija ka lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 21:00 në rrugën C në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë një veturë dhe një fëmijë viti i lindjes 2012, i cili ka pësuar lëndime trupore. I lënduari është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor”, ka thënë.

Hoxha tha se, policia është në vendin e ngjarjes dhe po i kryen procedurat e nevojshme. /Lajmi.net/