Reali ngriti në qiell për herë të 12’të trofeun e Ligës së Kampionëve (VIDEO)

0
87

Real Madridi ka fituar Ligën e Kampionëve për sezonin 2016/17.

Real Madridi e ka fituar Ligën e Kampionëve për t’u bërë skuadra e parë në histori që fiton këtë trofe dy herë me radhë.

Për të shkruar historinë, Reali e mposhti në finale Juventusin, sfidë kjo që përfundoi 4:1.

Ky ishte trofeu i 12’të në histori për Los Blancos, pesë më shumë se ndjekësi më i afërt, Milani.

Katër vjet, tri finale, tre tituj, Zidane shkruan emrin e tij në librat e historisë. /Express/