Ky lojtar largohet nga Real Madridi pas finales (FOTO)

0
99

James Rodriguez do t’i jap lamtumirën e fundit Real Madridit sonte

Aventura e James Rodriguezit në Real Madrid do të përfundoj sonte pas finales së Ligës së Kampionëve ndaj Juventusit , shkruan AS.

Rodriguez do ta mbyllë aventurën te Los Balncos në Cardiff. Pikërisht në këtë vend kolumbiani e kishte nisur aventurën te Real Madridi.

Ai më 12 gusht të vitit 2014 luajti në Cardiff ndeshjen e parë me Real Madridin ndaj Sevillas në kuadër të Superkupës së Evropës, përcjell Express.

James Rodriguez, i cili ka luajtur vetëm 13 ndeshje si titullar këtë sezon, është mes Manchester Unitedit dhe Interit.

Ai ka kontratë me Realin deri në vitin 2020, dhe nga Santiago Bernabeu do të largohet për një shifër mes 60-80 milionë eurove. /Express/