Thaçi reagon për Jahjagën: E turpshme ajo që bëri Serbia

0
109

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka dalur në mbrojtje, paraardhëses së tij, Atifete Jahjaga, pas një refuzimi që shteti i Serbisë i bëri, duke ia pamundësuar të marr pjesë në një festivali të quajtur “Mirëdita, dobar dan”, i cili po mbahet në Beograd, për të promovuar librin “Dua të dëgjohem: Libri i kujtimeve me tregime të grave që kanë përjetuar dhunë në luftën e fundit në Kosovë”, njofton Klan Kosova.

“E turpshme dhe e papranueshme që Serbia pamundësoi pjesëmarrjen e Presidentes Jahjaga në një festival në Beograd, i cili kishte për qëllim të vërtetën dhe pajtimin”, ka shkruar, pos tjerash, Thaçi.

“Nuk mund të ketë pajtim duke mohuar krimet në Kosovë”.