Të ndihmohet urgjent kjo familje në Mitrovicë

0
7616

Sheremet Ademi nga Mitrovica i cili jeton me gruan dhe dy fëmijë, vajzën 10 vjeçare si dhe djalin 13 vjeçar ka nevojë që t’i bëhet zgjidhje sa i përket strehimit.

Sheremeti që thotë se idaren e siguron duke punuar si sharraxhi, poashtu edhe nga vitrat, rrëfen për Ditorin se nuk ka as tokë në emër të tij dhe se vendi ku banojnë nuk është pronë e tyre.

Familja Ademi, kërkon që së paku t’i rregullohet problemi i strehimit që të paktën fëmijët e tyre të rriten në kushte më të mira.

Familja jeton në Rr.Mbretëresha Teutë(afër stadiumit të Juskës) dhe të interesuarit për ndihmë mund të kontaktojnë në numrin 049 371 174.

Ndërkohë këto janë kushtet në të cilat jeton familja nga Mitrovica:
s