Apostolova ka një porosi për zgjedhjet e 11 qershorit

0
116

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalya Apostolova iu ka bërë thirrje të gjithëve për vetëpërmbajtje në zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit.

“Që nga shpallja e zgjedhjeve të parakohshme, kam takuar një sërë akterësh. Ata kanë shfaqur shpresat për zgjedhje paqësore dhe transparente të 11 qershorit, në një ambient të barabartë, si parakusht i domosdoshëm që Kosova të ecë përpara në zhvillimin e saj demokratik”.

“Raportet e kohëve të fundit që përmendin kërcënimet janë në kundërshtim me këtë pritshmëri.Prandaj shfrytëzoj këtë mundësi për t’u bërë thirrje të gjithë individëve përgjegjës, kandidatëve dhe drejtuesve të ardhshëm të subjekteve politike që të përmbahen nga gjuha denigruese dhe të refuzojnë të gjitha format e presionit që mund të dëmtojnë integritetin e procesit zgjedhor”.

“Kjo është jetike  dhe populli i Kosovës duhet të ndjehet i sigurt se  janë të lirë nga çdo presion në mënyrë që të bëjnë zgjedhje të pavarura dhe të lira “, thuhet në deklaratën e saj, transmeton Klan Kosova.