Me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit,Iniciativa Zgjatma Dorën ka filluar aksionin humanitar “Shporta e Gëzimit”

0
186

Shporta e Gëzimit u jep rast qytetarëve që në mënyrë të organizuar dhe me një çmim simbolik të kontribuojnë sadopak në zbutjen e varfërisë. Të kontribuojmë me nga 5 €uro kush ka mundësi,me të cilat do të blihen produkte ushqimore elementare dhe do t’iu dhurohen familjeve me jetim dhe familjeve të varfëra në qytetin tonë.

Vlera e 1 pako ushqimore për 1 familje është 30 €uro ,çdo cent-euro e juaja e dhuruar do të sigurojë më shumë pako ushqimore. Për kontributet e juaja vullnetare ju mund të na gjeni në HiperMarket Bamex dhe Emona City.

Ky aksion ka për qëllim të jetë urë mes atyre që kanë mundësi të ndihmojnë të varfërit dhe atyre që kanë nevojë për ndihmën tonë.

#KontribuoEdheTi Iniciativa Zgjatma Dorën – Mitrovicë Adresa: rr.Ramadan Peci pranë stacionit të autubusëve. Tel: 049-132-112

Action Coin