Ky do të jetë ekipi i ri i Zidane pas largimit nga Real Madrid

0
209
Frank Leboeuf ka parashikuar ekipin e ardhshëm të Zinedine Zidane.

Frank Leboeuf, pret që trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane të jetë pasardhës i Didier Deschamps në postin e selektorit të Francës.

“Nuk e di se kur trajneri aktual i Francës Didier Deschamps do të vendosë, apo kur federata franceze do të vendosë për ta larguar, por ne të gjithë ndjejmë se Zidane do të jetë trajneri i radhës në kombëtaren tonë,” ka thënë Leboeuf për BBC.

Me Kombëtaren e Francës, Leboeuf e ka fituar Kupën e Botës në vitin 1998 dhe Kampionatin Evropian në vitin 2000, përcjell “lajmi.net”.

“Është shumë e vështirë ta drejtosh Real Madridin për një kohë të gjatë, sepse Perez është shumë i padurim. Kur të jetë e mundur, Zidane do t’i bashkohet kombëtares, dhe kjo është e sigurt,” ka thënë ai.