Pepe të kalojë te gjiganti italian si transfer i lirë

0
88
Gazeta spanjolle “Marca” potencon se Pepe do të largohet nga Real Madridi si agjent i lirë për të nënshkruar me Interin sezonin e ardhshëm

Mbrojtësi 34-vjeçar po e kalo kohën e fundit të kontratës së tij me klubin nga “Santiago Bernabeu”, transmeton Sportali.net.

PSG dhe skuadra nga Super Liga Kineze, Hebei China Fortune janë destinacionet më të mundshme.

Sidoqoftë, në numrin e sotëm, ‘Marca’ potencon se portugezi do të kalojë në ‘San Siro’.

Nuk specifikohet nëse po i bashkohet Interit ose Milanit, me dy skuadrat që po kërkojnë mbrojtës.

Por ‘Sky Sport Italia’ beson se ‘Nerazzurrët’ janë takuar me agjentin e mbrojtësit dje. /Sportali.net

Action Coin