OJQ “RINAS” vjen me video sensibilizuese për Mitrovicën (VIDEO)

0
1370

Organizata joqeveritare “Rinia e Aspiratave – RINAS” dje ka publikuar një film të shkurtër sensibilizues për qytetin e Mitrovicës. Në këtë video paraqiten skena nga pamje të ndryshme të qytetit dhe tregohen vlerat të cilat i ka Mitrovica.

Kryetari i kësaj organizate, Samir Shabani, tha për Ditori.com se kjo video ka për qëllim që ta ndryshojë mendimin negativ të njerëzve për qytetin e Mitrovicës, për shkak se kohëve të fundit kanë ndodhur ngjarje që e kanë tronditur opinionin publik.

“Pasiqë Mitorvica u ngarkua me një mori problemesh negative kohët e fundit, duhej një video e tillë e cila do ta paraqiste realitetin e këtij qyteti”, u shpreh Shabani.

OJQ “RINAS” është organizatë rinore me seli në Mitrovicë e cila merret me aktivitete edukativo-kulturore.

 

Për më shumë shikoni videon:

https://www.youtube.com/watch?v=Lb6Kf0Lohdc&feature=youtu.be