Deklarata e Haradinajt ka trazuar edhe Rusinë

0
72

Ministria e Jashtme e Rusisë ka lëshuar një deklaratë në kundërshtim me adresimin e Ramush Haradinajt për Aleksandër Vuçiqin dhe në mbështetje të këtij të fundit. Rusët thonë se Haradinajt duhet t’i reagojë edhe BE-ja e SHBA-ja.

Deklaratës së Ramush Haradinajt drejtuar Aleksandër Vuçiqit që “të mos luaj më me shqiptarët”, i ka reaguar edhe shteti i Rusisë, pas reagimeve të shumta nga Serbia, njofton Klan Kosova.

Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë ka reaguar me një deklaratë në faqen e saj zyrtare duke e cilësuar komentin e ish-liderit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si të papranueshëm.

“Është e papranueshme që mbrojtësit e Prishtinës, sidomos BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara, nuk i janë përgjigjur ashtu si duhet deklarimeve të tilla të ekstremizmit të shfrenuar. A nuk po ndodh ky reagim për shkak se partnerët tanë perëndimorë po e shohin këtë si normale? A është kjo e pranueshme në Europën moderne? A e mbështesin Brukseli dhe Uashingtoni deklarimin e Haradinajt?”, janë pyetjet e shtruara në deklaratën e lëshuar.

“Në mbështesim përgjigjën që është dhënë nga lidershipi serb këtij militanti që ishte i përfshirë në krime të tmerrshme, veçanërisht kundër civilëve gjatë konfliktit të viteve 90-ta në Kosovë.

Rusët shkruajnë se kjo deklaratë e Haradinajt ishte e pritshme pas lirimit të tij nga Franca dhe mosekstradimit të tij në Serbi.

“Kjo tregon se ky kinse-shtet është burimi më i madh i destabilitetit në rajon dhe bashkëpunimi i heshtur për realizimin e aspiratave për Shqipërinë e Madhe çon drejt një tensioni ndëretnik me një potencial të madh për konflikt në Ballkan”.

Action Coin