Me protesta kërkohet përmirësim i gjendjes së sektorit privat (FOTO)

0
63
Tashmë ka filluar protesta e paralajmëruar për t’u mbajtur në shenjë pakënaqësie me gjendjen e punëtorëve në sektorin privat nga Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës.

Me këtë rast Jusuf Azemi, kryetar i sindikatës, ka bërë të ditur se në këtë ditë duan që t’i njoftojnë institucionet përkatëse me problemet të cilat përballen punëtorët.

“Ne po mundohemi me dialog në të kundërtën do të marrim edhe veprime sindikale”, ka thënë Azemi.

Gjithashtu protestuesit kanë mbajtur një minutë heshtje për të gjithë punëtorët që humbën jetën në vendin e tyre të punës.

“Arsyet e këtij veprimi janë pakënaqësitë e punëtorëve dhe ato konsiderohen edhe skllavëruese. Për faktin që shumica e punëtorëve s’e kanë të drejtën e punës, pra nuk kanë kontratë të punës dhe që nga viti 2011 paga minimale në sektorin privat është deri në 170 euro. A është mëkat që një vend në dy sektorë të ndryshme punëtore kanë kaq dallime të mëdha, pra dallim i madh është nga sektori privat dhe i shtetit”, ka shtuar Azemi.

Gjithashtu Azemi ka thënë se paga minimale është qesharake, për punëtorë që punon me kilometra e në fund të muajit i merr vetëm 120 euro.

“Në fund të muajit i merr 120 euro, është tmerr. Athua për kë po punon ai?Çështja e kontratave, puna jashtë orari. I lusim institucionet tona që në momentin që e shohin se kanë dështuar të ndryshojnë. Kjo është një gjendje skllavëruese me plot argumente. Qeveria po ia mundëson kompanisë që të largoj punëtorët nga puna me ligjet e tyre. Kjo sindikatë pandalshëm do të punojë për kërkesat e tyre, por duhet të ngritet vetëdija e punëtorëve në mënyrë që kjo gjendje të ndryshojë”, ka thënë Azemi.

Po ashtu  nënkryetari, Avni Ajdini ka thënë se është duke u definuar një politikë kundër punëtorit, kundër ekonomisë së shtetit tonë sepse sipas tij pa punëtorë nuk ka ekonomi.

“Na ka sjellë politika jo korrekt, e të korruptuara në këtë gjendje. Nuk ka siguri në klasën punëtore. Vetëm prej vitit të ri kemi shtatë vdekje të punëtorëve në vendin e punës. Nuk funksionojnë gjykatat sepse ka kthyer 73 punëtorë të KEDS në punë, ndërsa pronari nuk i kthen. Pra, shtetit nuk po funksionon. Nuk ka siguri në punë, shikoni ndërtimtarinë se si punojnë pa mbrojtëse, prandaj bëhen fatalitet. Këtu nuk i kanë fajet qeveritarët, nepotizmi dhe korrupsioni janë në kulminacion. Shteti nuk zhvillohet duke vjedhë popullin, por duke u zhvilluar ekonomia”, ka thënë Ajdini./rtk/

Më poshtë keni kërkesa që u drejtohen Qeverisë dhe pronarëve të kompanive: