Vetëvendosje viziton Ziadin Selën: U tentua likuidimi i tij

0
150

Një delegacion i Lëvizjes Vetëvendosje, në përbërje të shefit të Grupit Parlamentar, Glauk Konjufca, deputetes Donika Kadaj dhe anëtarit të Kryesisë Xhelal Sveçla, kanë vizituar deputetin, Ziadin Sela, i cili po vazhdon të jetë i shtruar në repartin e neurologjisë në spitalin e Shkupit, njofton Klan Kosova.

“Përkundër gjendjes së rëndë fizike, Ziadin Sela, me ekipin e tij e pritën delegacionin e Vetëvendosjes dhe aty u vërejt se Sela e kishte kthjelltësinë e duhur për të diskutuar për situatën politike dhe ngjarjet e dhunshme të ndodhura mbrëmë”, shkruan në njoftimin e Vetëvendosjes për këtë takim.

“Ndërkaq, përfaqësuesit e Vetëvendosjes shprehën mbështetjen ndaj tij, i dëshiruan shërim dhe kthim të shpejtë në angazhimin e tij politik”, vazhdon komunikata.

“Edhe nga lëndimet vërehet se sulmi ndaj Selës ka qenë i qëllimshëm me idenë e likuidimit të tij. Është fat që ai është mirë dhe shpresojmë që sa më shpejt t’i vazhdojë aktivitetet e tij publike”