Vuçiqit i dhemb lirimi i Haradinajt (VIDEO)

0
125

Kryeministri dhe presidenti i zgjedhur i Serbisë, Aleksander Vucic, vendimin gjykatës së Colmarit për lirimin e ish komandantit, Ramush Haradinaj e ka quajtur skandaloz, të dhimbshëm e politik.

Ai ka njoftuar se ka dërguar notë të ashpër proteste shtetit francez dhe se ka ftuar ambasadorin serb në Francë që të kthehet në Beograd për konsultime.

E sipas kryeministrit serb, pas lirimit të kreut të AAK-së, në Kosovë ekziston një plan i madh ku Kadri Veseli do të bëhet kryeministër e Ramush Haradinaj, zëvendëskryeministër.