Para qeverisë – me fotografi të reja, por me dhimbje të vjetër (VIDEO)

0
95

Panoja e vjetër me fotografitë e të pagjeturve të luftës së fundit në Kosovë, u zëvendësua me një të re.

Vendosjen e saj në rrethojat e Qeverisë së Kosovës, e cila ka fotot e 1200 shqiptarëve të zhdukur, e bënë disa përfaqësuese të organizatës jo qeveritare “Thirrjet e Nënave Gjakovare” të mërkurën.

Këto nëna po kërkojnë nga institucionet e Serbisë që të hap dosjet dhe arkivat e veta për të treguar ku janë më të dashurit e tyre të zhdukur tash e 18 vjet.

Llogari po kërkojnë edhe nga institucionet e Kosovës.

Nënat e zhgënjyera me ngjarjet e fundit në vend, po kërkojnë nga qeveritarët që të bëjnë më shumë për të zbardhur fatin e të zhdukurve.

Ky aktivitet simbolik u bë në prag të 18 vjetorit të masakrës së Mejës dhe ditës së të zhdukurve të Kosovës, që shënohet më 27 prill.

Kronikë e Blerta Ahmetit.