Arrestohen disa persona për mashtrime me taksa në futboll

0
117

Autoritetet britanike kanë konfirmuar se “disa” persona janë arrestuar dhe një numër premisash janë kërkuar si pjesë e një hetimi në lidhje me dyshimet për mashtrime taksash në futboll.

Individë janë arresuar dhe një numër i lokacioneve janë bastisur në Angli dhe Francë si pjesë e këtij hetimi, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.

HMRC-ja deklaroi sot se 180 oficerë janë shpërndarë në lokacione të verilindjes dhe juglindjes së Anglisë, si dhe një numër i lokacioneve të pa specifikuara në Francë.

Janë marrë të dhëna financiare dhe afariste, bashkë me disa kompjuterë dhe telefonë mobilë.

“HMRC ka arrestuar disa njerëz brenda industrisë profesionale të futbollit për një mashtrim të dyshuar në Sigurimit Kombëtar dhe Të Ardhurave Tatimore”, thuhej në një deklaratë nga HMRC.

Action Coin