Merrni Dije Pa pagesë

0
1035

Qendra Rinore Mitrovicë është organizatë rinore e themeluar me 01.11.2011 dhe mirret me edukimin e të rinjëve nga mosha 16-26 vjec.
Kjo qendër ofron kurse të ndryshme edukativo-arsimore si : Gjuhë Angleze, Informatikë, Matematikë, Gazetari, Aktrim dhe Piktur .
Te gjitha janë pa pagesë,ku shpenzimet e mësimdhënësve i mbulon Drejtoria per rini kultur dhe sport në Mitrovicëe .
Qendra rinore ofron edhe trajnime të ndryshme pëer të rinjët ,ku të gjitha temat e trajnimeve ofrohen me temat që kërkohen nga vet të rinjët.
Qendra rinore organizon debate dhe fushata të ndryshme sociale si: Stop dhunës në familje-shoqëri,informimi dhe parandalimi I hiv/aids,stop duhanit,mirëmbajtja e ambientit si dhe shumë e shumë fushata të tjera.
Nga qendra rinore kan dal shumë nxënës të suksesshëm,ku sot udheheqin grupe rinore dhe kanë hap OJQ ,ku punojnë dhe zhvillojnë aktivitete të ndryshme.
Qendra Rinore është edhe vend i disa ojq-ve tjera ku shërbehen me hapsirat e qendres për trajnime ,puntori,takime të ndryshme me të rinjë etj.Qendra Rinore ka bashkpunim të ngusht –të mirë me të gjitha ojq-të active që punojn dhe veprojn në Mitrovicë si me : CBM ,OJQ Mundësia,OJQ Me dorë në Zemër ,7 Arte ,me inciativën humanitare Zgjatma Dorën ,Bridge Film Fest ,OJQ “PRAM”, Fujtja Ngjyrë etj ku së bashku kanë implementuar shumë projekte . Qendra ka bashkpunim te ngusht edhe me Drejtorët dhe kryetarët e nxënësve të shkollave te mesme,si të Gjimnazit,Ekonomis dhe Teknikës ,gjithashtu edhe me disa nga Drejtorët e shkollave fillore .
Te jeni anëtar të Qendrës rinore ështëe falas dhe veqantia e kësaj qendre është sepse eshte themeluar nga DKRS – Drejtoria per rini kultur dhe sport e komunës së Mitrovicës ,që tregon se është institucion serioz edukativ dhe përkrahes i të rinjëve të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Mitrovicë dhe rrethinë ,pa dallim gjinie,etnie apo race.
Te gjithë gëzojnë të drejta të barabarta në këtë qendër rinore,prandaj eja dhe behu pjesë e qendres ,e cila te shpie drejt suksesit,bashkpunimit,socializimit dhe humanizmit.
Qendra Rinore menaxhohet nga OJQ “Valet e Paqes”
Drejtor :Remzi Aliu
Ju mirepresim .

Action Coin