Rexhepi vazhdon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore

0
89
Ish-kryeministri i Kosovës,  Bajram Rexhepi vazhdon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ai është duke u mjekuar në Klinikën Intensive në QKUK, nga e hëna dhe gjendja e tij mbetët e njëjtë edhe sot.

Shpend Fazliu, zëdhënës i QKUK-së për lajmi.net ka bërë të ditur se Rexhepi vazhdon të jetë në gjendje jo stabile.

“Gjendja shëndetësore e ish ministrit të Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepit është pa ndryshuar prej ditës së djeshme. Nuk mundemi të themi se është gjendje stabile derisa ai po vuan nga një sulm në tru”, ka thënë Fazliu, për lajmi.net.

Rexhepi i cili ka qenë edhe ish-ministër i Brendshëm është shtruar në QKUK të hënën në mbrëmje pas një sulmi në tru.