Informatat e fundit pas operimit të Bajram Rexhepit

0
530

Pak minuta më parë ka përfunduar me sukses operimi i ish-kryeministrit Bajram Rexhepi.

Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) dr. Curr Gjocaj ka thënë se për gjendjen shëndetësore të ish-kryeministrit kosovar, Bajram Rexhepi janë formuar konsiliume mjekësore të cilat janë marrë me gjendjen shëndetësore të tij.

Neurokirurgu  që është marrë me rastin e Rexhepit, Arsim Morina ka thënë se vendimi se ish-kryeministri kosovar duhet t’i nënshtrohet operimit është marrë pas vizitave të vazhdueshme.

“Siç jeni në dijeni, doktori ka pëesuar dy sulme në tru të cilët kanë atakuar seriozisht shëndetin e doktorr Bajramit. Operimi ka shkuar në rregull dhe nuk kemi pasur komplikime”.

“Operimi nuk ka qenë vetëm shërues por edhe preventive”, ka thënë Morina gjatë  konferencës për media, njofton Klan Kosova.

Morina ka thënë poashtu se mjekët do ta përcjellin në vazhdimësi gjendjen shëndetësore të ish-kryeministrit kosovar.

“Do të veprojmë varësisht nga situata e cila kërkon rehabilitim të vazhdueshëm. Çdo gjë ka shkuar sipas parashikimeve që i kemi paraparë, ka qenë mëse e nevojshme ndërhyrja operative”.

Intervenimi në QKUK  e jo diku tjetër është bërë me kërkesë të familjes së Bajram Rexhepit, pasi sipas tyre, gjatë kohës sa ai ishte i sëmurë është shprehur se beson në punën e kolegëve të tij.