Kush po e privon Kosovën të anëtarësohet në organizata të huaja?

0
70

Në Prizren po mbahet konferenca “Diplomacia e Qyteteve: Qeverisja, zhvillimi lokal dhe marrëdhëniet me jashtë”.

Aty ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj tha se komunat duhet të punojnë që të mbledhin fonde dhe të  bashkëpunojnë me vendet e huaja, njofton Klan Kosova.

Nga ana tjetër, kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Naim Ismajli tha se mospranimi i Kosovës si shtet i pavarur nga disa vende të BE-së po e privon Kosovën të anëtarësohet në shumë organizata, mirëpo sipas tij, ka edhe të tilla ku Kosova është anëtarësuar me të drejta të plota dhe se asociacioni po punon shumë që komunat kosovare të fuqizohen

Në këtë konferencë po marrin pjesë shumë nga kryetarët e komunave dhe ambasadorë të vendeve të huaja në Kosovë, njofton Klan Kosova.