Mustafa para ministrit gjerman: Ushtria do të bëhet në koordinim me të gjithë akterët

0
77

Kryeministri Isa Mustafa, e ka ritheksuar edhe një herë se Ushtria e Kosovës do të bëhet në bashkëpunim me të gjithë akterët vendor dhe ndërkombëtar, njofton Klan Kosova.

“Kjo çështje do të bëhet në koordinim me NATO-n, vendet e Bashkimit Europian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës – do të zhvillohet debat me të gjitha komunitetet dhe do të bëjmë përpjekje që të marrim përkrahjen e të gjitha komuniteteve”.

Duke komentuar këtë deklartë të kryeministrit Mustafa, ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel, ka thënë se “nga kjo i bie se Kosova dëshiron të ketë një Ushtri sovrane, por kjo gjithmonë të bëhet me përfshirjen e të gjithë akterëve”.

Action Coin