Ish-deputetja kosovare: Stokholmi pas sulmit u paralizua

0
268

Këtë të premte kryeqyteti i Suedisë – Stokholm ishte cak i terroristëve.

Një sulmues hyri me një kamion në një qendër tregtare ku pati edhe të vdekur.

E për ish-deputetet e Parlamentit të Kosovës, Qibrie Hoxha që jeton në Stokholm, pas këtij akti jeta atje u paralizua.

E sipas saj jetë nga ky sulm ndërruan tre veta.

“Në fillim kur ndodhi kjo, policia ka qenë mjaftë e rezervuar dhe nuk u cilësua si akt terrorist dhe më pas u kuptua se ishte i tillë”, ka thënë Hoxha për Klan Kosova.

“Ka njerëz që ende gjinden brenda nëpër vendet e tyre të punës. Ka një kaos të jashtëzakonshëm, as trenat nuk funksionojnë dhe janë ndërprerë të gjitha aktivitetet. Stokholmi ishte i paralizuar”, ka shtuar ajo.