FIFA njofton për humbjet qindra milionëshe

0
68

FIFA këtë të premte ka njoftuar se ka pësuar humbje prej 369 milionë dollarëve në vitin 2016, duke bërë kështu deficit për herë të dytë radhazi.

Krejt kjo thuhet se ka ndodhur duke u munduar të këndellet pas skandaleve në futbollin botëror ku ka pranuar për të përdorur qindra milionë dollarë nga rezervat e saj, transmeton Klan Kosova.

Edhe për vitin 2017 pritet që organizata më e madhe e futbollit botëror të ketë një humbje – para tatimit, prej 489 milionë dollarë.

Humbjet e FIFA-së për vitet 2015-2017 pritet të arrijnë në 910 milionë dollarë.