Dieta mesdhetare lufton depresionin

0
99

Dieta mesdhetare ndihmon shëndetin tuaj duke luftuar depresionin në një shkallë të lartë.

Kështu thuhet në një studim të fundit të bërë në 67 persona australianë të cilët kishin një histori të gjerë depresioni si dhe zakon jo të plotë të ushqimit, njofton Klan Kosova.

Pas 12 javë ndërhyrjesh rezulton se një dietë e pasur me fruta, perime, bishtajore, drithëra dhe proteina është tejet pozitive për shëndetin psikologjik të njeriut dhe sjellë efekte të shkallës së lartë në shërim ndaj depresionit.

Me fjalë të tjera, pjesëmarrësit të cilët kanë konsumuar dietë mesdhetare kanë ndjerë më pak depresion, njofton Klan Kosova.

Ushqimi mesdhetar prej kohësh ka qenë i njohur për përfitime të shumta shëndetësore të saj. Jo vetëm që mund të ndihmojë në luftimin kundër depresionit, por, një dietë mesdhetare përmirëson peshën tuaj, kontrollin e sheqerit në gjak dhe redukton zhvillimin e rrezikut të kancerit, sëmundjes së zemrës dhe demencën.