KFOR kryen punën e Forcave të Sigurisë në Mitrovicë (VIDEO)

0
752

Mesdita e së premtes Albinot Jasharin e gjeti duke punuar në kopsht.

Në oborrin e tij, në fshatin Vinarc të Mitrovicës ai hasi në një mjet shpërthyes me peshë rreth 4 kilogramë, njofton Klan Kosova.

Me të gjetur atë, djali 14 vjeçar e njoftoi menjëherë gjyshin e tij.

E tek të dielën Hakif Jashari, njoftoi policinë.

Të zotit të shtëpisë pjesëtarët e Policisë të Rajonit të Mitrovicës Veriore, përgjegjësi e të cilëve është kjo zonë, i bënë me dije se Forcat e Sigurisë nuk mund të dalin në këtë anë për ta larguar mjetin e rrezikshëm.

Tek pasditen e së dielës pjesëtarë të KFOR-it larguan copëzën e granatës dhe e shpërthyen atë në mënyrë të kontrolluar 200 metra larg vendit ku edhe u gjet.

Kronikë nga Enis Reçica.