Hoxhaj shpreh solidaritetin pas sulmit në Rusi

0
50

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka shprehur solidaritetin e tij pas sulmit që ndodhi në stacionin nëntokësor në Shën Petersburg, njofton Klan Kosova.

Ai përmes një postimi në rrjetin social Twitter ka shprehur solidaritetin me familjarët e viktimave të cilët ndërruan jetë gjatë sulmit.

“Kosova solidarizohet me familjarët e viktimave nga shëprthimi që ndodhi sot në Shën Petersburg në Rusi”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.

Shkaku i shpërthimit nuk dihet ende. Agjencitë ruse të lajmeve raportojnë se nuk mund të kenë ndodhur dy shpërthime, me një të dytë në stacionin afër Institutit të Teknologjisë, transmeton Klan Kosova.