Mundësi punësimi në Gjermani nga MPMS-ja

0
158

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale bashkë me GIZ-in gjerman dhe shoqatën e tekstilit Kama kanë nënshkruar një kontratë bashkëpunimi që do t’u mundësojë kosovarëve të punësohen në Gjermani, njofton Klan Kosova.

Këtë marrëveshje e ka bërë publike vet ministri i MPMS-së, Arban Abrashi.

“Kjo nënkupton që MPMS do të dërgoj për praktike në punë së paku 360 punëkërkues në dhjetëra kompani që merren me përpunim të tekstilit.

Praktika do të zgjasë gjashtë muaj, dhe pagesa për praktikantë do të ndahet proporcionalisht mes MPMS, GIZ dhe kompanive. Sipas përvojave të vitit të kaluar një pjese të madhe të praktikantëve pas periudhës 6 mujore i ofrohen kontrata të rregullta”, ka shkruar Abrashi në llogarinë e tij në Facebook.

“Ftohen të gjithë punëkërkuesit e interesuar dhe kompanitë e interesuara, që nga nesër të aplikojnë për këtë mundësi. Gjatë javëve të ardhshme do të fillojmë programe të ngjashme edhe për sektorët e tjerë, si IT, drurit, metalit etj”.

No automatic alt text available.