Janjiq: Ushtria e Kosovës do të bëhet, kjo është e sigurtë

0
204
Analisti i njohur serb, Dushan Janjiq thotë se deklarata e të dërguarit të Donald Trumpit se SHBA-të dëshirojnë formimin e Ushtrisë së Kosovës, por me marrëveshje me pakicat, është shumë e qartë.

“SHBA-të mbështesin formimin e Ushtrisë së Kosovës për arsye të qartë pasi që kjo do të thotë më pak shpenzime, por edhe më pak rrezik për njerëzit, pasi që kjo tash transferohet në anëtaret lokale të NATO-s. Pres që konsultimet të vazhdojnë menjëherë pas zgjedhjeve presidenciale në Serbi. Se çfarë do të vendos Lista Serbe, kjo në masë të madhe varet nga Serbia, por Ushtri të Kosovës sigurisht se do të ketë”, ka thënë Janjiq për mediat serbe, transmeton lajmi.net.

Aktualisht duket se presidenti Hashim Thaçi është tërhequr paksa nga ideja fillestare që Ushtria të bëhet me ligj, pa ndryshime Kushtetuese, marrë parasysh se në Kuvend janë rikthyer pas një kohe të gjatë deputetët e Listës Serbe.

Për ndryshimet Kushtetuese që Ushtria të bëhet duhen 2/3 e deputetëve të shumicës, si dhe 2/3 e pakicave. /Lajmi.net/