A duhet të jap dorëheqje Albert Bunjaki?

0
108

Pas humbjes së katërt të Kosovës është rritur dilemma se a duhet të jap dorëheqje apo edhe të shkarkohet përzgjedhësi i përgaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki.

Por është një trajner futbolli që ka thënë se kjo nuk duhet të ndodh tash, njofton Klan Kosova.

Arsim Plepolli, tha se Bunjaki nuk duhet të ngutet me dorëheqjen.

“Nuk kisha dashur të flas shumë rreth kësaj çështjeje, por kisha thënë se Bunjaki nuk duhet të ngutet me dhënë dorëheqje, kjo duhet të shikohet në të ardhmen”.

Plepolli këto komente i ka bërë në Kosova Direkt të Orës së Fundit.

Ndërsa vetë Bunjaki ka thënë se loja e zhvilluar ndaj Islandës është më e mira nga pesë ndeshjet e deritanishme.

“U munduam t’i shfrytëzojmë ndërrimet dhe të bëjmë presion me tre sulmues. Do të vazhdojmë, sepse përveç lojës kreative kemi edhe dimensionin fizik”, ka thënë Bunjaki në konferencën për media pas ndeshjes, transmeton Klan Kosova.

Kombëtarja e tilla siç është çerekfinalisti i evropianit, Bunjaki ka thënë se nuk krijoi shumë shanse.

“I uroj Islandës për fitoren. Futbolli ndonjëherë më bën të mendoj se nuk ka lidhje me fat. Ka qenë një lojë fizike dhe i përgëzoj, kanë treguar një karakter tjetër që nuk është parë më herët”.

“Nuk mendoj se kemi mbrojtje të dobët, por nuk është për top 15 të botës”.

“Asnjë moment nuk e kam ndjerë veten në rrezik, pasi në repartin e mbrojtjes kemi qenë shumë stabil”.