Golden State Warriors vazhdon me fitore

0
50
Golden State Warriors ka mposhtur Dallas Mavericks të martën mbrëma me rezultat të thellë 112:87

Kjo ishte fitorja e 28-të në udhëtim e “luftëtarëve”, dhe e 57-ta në përgjithësi, krahas 14 humbjeve, transmeton Sportali.net.

Klay Thompson shënoi 23 pikë duke qëlluar edhe pesë trepikësha për të ndihmuar ekipin e tij të bëhet ekipi i parë në NBA që fito të paktën 28 ndeshje si mysafir në tre sezone rresht.

Stephen Curry, dy herë MVP, shtoi 17 pikë dhe nëntë asistime.

Këto janë rezultatet tjera nga ndeshjet e mbrëmshme:

Chicago Bulls 120:122 Toronto Raptors.

Detroit Pistons 96:98 Brooklyn Nets.

Phoenix Suns 97:112 Miami Heat.

Memphis Grizzlies 82:95 New Orleans Pelicans.

San Antonio Spurs 100:93 Minnesota Timberwolves.

Milwakee Bucks 93:90 Portland Trail Blazers.

Los Angeles Clippers 133:109 Los Angeles Lakers. /Sportali.net

Action Coin