Ratifikimi i Demarkacionit: Qeveria po pret kthimin e Listës serbe

0
47

Qeveria e Kosovës thotë se është duke punuar që t’i sigurojë votat e nevojshme nga deputetët në Kuvendin e Kosovës, për ratifikimin e Marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, shkruan Radio Europa e Lirë.

Aktualisht, është një numër deputetësh nga partitë në pushtet, ata të opozitës si dhe mungesa e Listës Serbe, po e pamundësojnë ratifikimin e demarkacionit.

Bajram Gecaj, zëvendësministër i Administrimit të Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se edhe pse është duke u punuar në ketë drejtim, nuk dihet saktë se kur Qeveria do ta dërgojë në Kuvend draftligjin për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi.

Ai ka bërë të ditur se aktualisht janë duke u bërë përpjekje për kthimin e përfaqësuesve të subjektit politik, Lista Serbe në institucionet e Kosovës.

Ratifikimi demarkacionit, si marrëveshje ndërkombëtare, kërkon të paktën 80 vota të deputetëve.

Debatet për dhe kundër marrëveshjes aktuale me Malin e Zi për shënjimin e vijës kufitare kanë vazhduar dhe pritet që një frymë e tillë të përcillet edhe në seancën e Kuvendit, kur Qeveria ta riprocedojë demarkacionin për ratifikim.

Marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi u nënshkrua në verën e vitit 2015 në praninë ndërkombëtare, ndërkohë që Kuvendi i Malit të Zi e ka miratuar të njëjtën pak kohë pas nënshkrimit.

Shkrimi i plotë në Radio Europa e Lirë.