Revolucion te City, Pep në verë largon 18 futbollistë

0
49

Trajneri i Manchester City,  Pep Guardiola është duke planifikuar një ristrukturim të skuadrës në verën që po vjen.

The Guardian raporton se spanjolli është duke planifikuar të largojë 18 futbollistë, transmeton Klan Kosova.

Me shumë lojtarë që kontrata ju skadon në fund të sezonit, disa në huazim, skuadra e Premier League është gati tu jap lamtumirën një liste të gjatë.

Yaya Toure, Gael Clichy, Pablo Zabaleta, Willy Caballero, Jesus Navas, Bacary Sagna dhe Tosin Adarabioyo janë ata që ju skadon marrëveshje. Të huazuar Joe Hart, Eliaquim Mangala, Samir Nasri, Wilfried Bony dhe Jason Denayer po ashtu janë në listë që mund të largohen.

Por që edhe e ardhmja e Sergio Aguero, Vincent Kompany, Aleksandar Kolarov, Fabian Delph, Fernando dhe Kelechi Iheanacho është në diskutim.

Guardiola më pas thuhet se do të ketë në dispozicion 150 milionë funta për të rindërtuar ekipin.