Ministria e Financave thotë se projektligji për FSK-në, nuk paraqet implikime buxhetore

0
64
Projektligji për shndërrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), në Ushtri të Kosovës i sponsorizuar nga Presidenca, nuk paraqet implikime buxhetore.

Sipas Ministrisë së Financave, se cilës i është dorëzuar ky projektligj, kërkesat buxhetore të projektligjit janë brenda planifikimeve buxhetore për tri vitet e ardhshme, shkruan lajmi.net.

“Ministria e Financave po bënë vlerësimin e ndikimit buxhetor të projektligjit. Vlerësimet janë që kërkesat buxhetore të këtij projektligji janë brenda ndarjeve buxhetore për 3 vitet e ardhshme siç janë paraparë me KASH, duke qenë se Qeveria edhe më parë e ka paraparë shndërrimin e FSK-së në Ushtri”, thuhet në përgjigjen  e Ministrisë së Financave për lajmi.net.

Po ashtu nga kjo ministri thuhet se buxheti për Forcën e Sigurisë së Kosovës për 2017 dhe për vitet në vijim është përgatitur në konsultim të ngushtë dhe në dakordim me partneret tanë të cilët e mbështesin avancimin e FSK-së.

“Ky buxhet reflekton planin strategjik të FSK-së dhe nuk paraqet kurrfarë pengese për transformimin në ushtri”,thuhet në përgjigjeje.

Përveç Ministrisë së Financave edhe dy ministrië tjera, ajo e MFSK-së dhe e Integrimeve Europiane kanë dhënë mendim pozitiv për projektligji për shndërrimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës.

Action Coin