Thaçi: Ushtria do të bëhet, nuk na ndan me aleatët (VIDEO)

0
50

Presidenti Hashim Thaci, tashmë e ka vetëm një temë për ta diskutuar në publik.

Kështu iu përgjigj ftesës që edhe të martën, ta prezantojë nismën e tij për transformimin e Forcës së Sigurisë në ushtri, përmes ndryshimit të ligjit.

Madje, u shfaq i pasfidueshëm karshi gjithë atyre që thonë se bëri gabim.

Me dokumentin që duket që e ka marrë përzemër presidenti siguron se NATO DHE SHBA janë përkrahëse të plotë të Ushtrisë së Kosovës, ndonëse publikisht të dy fuqitë kanë thënë se pa, ndryshime kushtetuese, ato mbesin kundër kësaj ideje.

Duke e thënë se ska lider kosovar që i bind Listën Serbe të votojë pro themelimit të Ushtrisë, Kryetari i Kosovës, thotë se këtë mund ta bëjnë vetëm të huajt.

Thaci ka thënë se me NATO s’i prishin punët andaj shpjegoi se mbetet në fuqi ujdia që FSK edhe kur të marrë mandatin e ushtrisë, sdo kalojë Ibrin pa leje.

E, kurdo që ligji të jetë në kuvend, sipas Thacit, krejt deputetët, përjashtuar ata serbë, do të votojnë në favor dhe kështu sipas tij do të përsëritet dita e shpalljes së Pavarsisë.

Si pasojë e kësaj, Presidenti, nuk e beson që do ti vie puna për dorëheqje. Thaci, pos kësaj u mor dhe me fuqinë e tij politike.

Në bashkëbisedimin e organizuar nga Qendra Kërkimore për Politika të Sigurisë dhe Fondacioni Friedrich Erbert, Thaci pranoi pyetje e dha përgjigje për shumicën prej tyre.

Kronikë e Besnik Tahirit.

Action Coin