Shpërthen trajneri i Trepçës: “Ky gjyqtar është më i dobëti që kam parë në karrierë” (VIDEO)

0
98
Trajneri i Trepçës, Fidaim Haxhiu ishte i frustruar pas humbjes kontraverze të Prishtinës në minutat shtesë të ndeshjes që u zhvillua në “Adem Jashari”

Fillimisht vendësit i kaloi në epërsi Enis Zabergja në minutën e 57-të përmes një eurogoli, raporton Sportali.net.

Por në minutën e 91-të gjyqtari i takimit, Gramoz Shala akordoi një penallti inekzistente për mysafirët pasi Makenda u duk qartë që rrëshqiti në zonë, duke mos u prekur fare nga kundërshtari.

Sidoqoftë, pasi u mendua 4-5 sekonda Shala drejtoi gishtin në 11-metërsh, nga ku konkretizoi Liridon Leci.

Ndeshja pastaj u shtye për disa minuta për shkak të vonesave, dhe në kundërsulmin e parë, Prishtina në mënyrë senzacionale siguroi fitoren në minutën e 101-të përmes një goli të Makendas.

“E vazhdoi 95 minuta lojën pa pasur nevojë, pasi nuk pati aq shumë ndërprerje,” tha Haxhiu i frustruar pas ndeshjes.

“95 minuta Prishtina nuk futet fare në 16-sh, dhe pastaj kur e bën [gjyqtari] referon kësi lloj penalltie, kjo është e papranueshme. Dikujt nuk po i konvenon Trepça me qenë në ligë.

“Kjo është e dhimbshme për mua, pasi lojtarët 18-19 vjeçar qajtën pas kësaj që ndodhi.

“Unë vetëm kërkova sqarime nga ai [gjyqtari], pse penallti?

“Ky referim nuk është në të mirën e futbollit të Kosovës.

“Nuk e di për kë referon ky, kjo është e papranueshme. 17 pikë i kemi humbur nga referimi.

“Ai është njëri nga gjqytarët më të dobët që kam parë në karrierën time.” /Sportali.net