Prishtina siguron fitore me një penallti mjaft kontraverze (VIDEO)

0
78
Prishtina ka arritur një fitore të rëndësishme me një dozë kontraverziteti kundër Trepçës në “Adem Jashari”

Fillimisht, vendësit kaluan në epërsi përmes Enis Zabergjes në minutën e 57-të, raporton Sportali.net.

Por në minutën e 91-të, Prishtinës iu akordua një penallti mjaft kontraverze kur Makenda rrëshqet në zonë pa pasur kontakt me lojtarin kundrshtar, por gjyqtari pasi mendohet 4-5 sekonda, drejton gishtin në 11-metërsh.

Në vazhdim ndeshje nuk rifilloi për disa munta për shkak të disa vonesave, dhe posa vërshëlleu gjyqtari për rinisjen e lojës, Makenda realizoi për mysafirët në minutën e 101-të, duke ia siguruar tre pikë të jashtëzakonshme kryeqytetasve.

Ndeshjet tjera u mbyllën me këto rezultate.

Hajvalia 1:2 Gjilani.
Llapi-Ferizaj 0:0. /Sportali.net