Ku dhe si t’i vendosim lulet në shtëpi

0
47

Kur të blini lule, mendoni mirë për zgjedhjen që bëni, sepse luleve duhet përshtatur ambientin ku rriten. Se për çfarë lloji të luleve do të vendosni varet se çfarë është shija e juaj dhe se sa i kushtoni kujdes detajeve.

Bimët të mbahen larg nga burimi i nxehtësisë

Nëse bimët gjenden në afërsi të trupave që lirojnë nxehtësi, patjetër duhet t’i largoni bimët. Gjithashtu, mos i mbani bimët në afërsi të televizorët (assesi mbi të), sepse bimët do të absorbojnë nxehtësinë dhe do t’u thahen rrënjët dhe gjedhet.

Bimëve gjithashtu nuk u përshtatet as rrezatimi i televizorit, transmeton Telegrafi.

Shmangni shkujit

Shkuji (rrymimi i ajrit) mund të shkaktojë humbjen e ngjyrës dhe rënien e fletëve te bimët. Në rastin më të keq, mund të shkaktojë edhe tharjen e plotë të bimëve.

Ujitja e rregullt e bimëve

Uji është njëri ndër faktorët vendimtarë për zhvillimin e bimëve, andaj duhet pasur më së shumti kujdes. Pas ujitjes, dheu në saksi do ta lirojë tepricën e ujit në enën e vendosur nën saksi, ndërkaq atë ujë duhet eliminuar, sepse bimët nuk e duan lagështinë e tepërt.

Temperatura dhe drita

Duhet pasur parasysh se disa bimëve u përshtaten këndet e errëta të dhomave, e disa të tjerave u përshtaten pozitat afër dritareve, gjithashtu duhet pasur kujdes edhe temperaturën.

Temperatura e ulët (7-13 gradë) – bimët më të përshtatshme në temperaturë të ulët dhe në kënde të errëta të dhomave janë kokaret (Bulbous) dhe fieri (Filix).

Të përshtatshme për temperaturë të ulët dhe kënde gjysmë të errëta të dhomave janë Aspidistra, Aracaria, Fatsia, Saxifraga.

Për temperaturë të ulët dhe afër dritareve të përshtatshme janë: Nephrolepsis, Careus, Cyclamena, Hedera, Tradescantia.

Temperatura mesatare (13-18 gradë) – kjo temperaturë dhe këndet e errëta janë të përshtatshme për Asplenium, Pteris, për disa lloje të palmave dhe për kokare (Bulbus).

Temperaturat mesatare dhe këndet gjysmë të errëta të dhomave janë të përshtatshme për: Asparagusin, Fikusin, Begonian mbretërore, Filodendronin, Monsteran.

Në dritë dhe në këto kushte të temperaturave do të mund të zhvilloheshin edhe Begonia, Echeveria, Hoya, Phoenix, Dracena.

Temperatura e lartë (18-24 gradë) – këndet e errëta janë të përshtatshme për këto lloje bimësh: Billbergia, Fikusi, Peperomia, Syngonium.

Në gjysmëhije vendosni Adiantumin, Calathean, Agloaneman, Pandanusin.

Bimët të cilave u përshtatet temperatura e lartë dhe vendi afër dritareve janë: Aphelandara, Coleuesi, Zebrin, Cordyline, Codiaeumi.