Arrestohet çifti shqiptar, vodhën gjëra në vlerë 20 000 euro

0
43

Dy shqiptarë kanë përfunduar në prangat e policisë, ndërsa një i tretë është arrestuar më herët, pasi janë përfshirë në dhjetëra vjedhje.

Mediat italiane bëjnë me dije arrestimi i çiftit të shqiptarëve është kryer në Pesaro në bashkëpunim me policinë e Barit dhe të Ravennas.

Në pranga kanë përfunduar Edmond Lika, 23 vjeç dhe Beldiana Buna, 29 vjeç. Ata janë autor të grabitjes së një banese më 5 mars në Pesaro, gjatë të cilës kanë vjedhur bizhuteri dhe orët të shtrenjta, përveç makinës në pronësi të familjes së grabitur.

Ata hynë në banesë nëpërmjet thyerjes së dritares, shkruan Ora News.

Shqiptari i tretë, pjesë e grupit është arrestuar më 25 janar të këtij viti. Megjithëse u pikasin nga policia në atë kohë, grabitësit arritën të largohen nëpër rrugica, por njëri prej tyre u arrestua.

Mediat italiane shkruajnë se 23 vjeçari është arrestuar në momentin që po tentonte të largohej nëpërmjet portit të Barit në drejtim të Shqipërisë.

Gruaja u arrestua në banesën e saj.

Hetimet kanë zbuluar gjithashtu se çifti ka dërguar një pako me bizhuteri në drejtim të Shqipërisë nëpërmjet një shoferi autobusi.

Në pako kishte 49 bizhuteri, si unaza, vëthë, varëse e sende të tjera. Vlera totale e grabitjeve të zbuluara deri më tani ka shifrën e 20 mijë eurove.