Warriors fiton ndeshjen e parë pas lëndimit të Durant

0
36
Golden State Warriors ka regjistruar fitoren e parë pas dy disfatave rresht në mungesë të Kevin Durantit të lënduar

“Luftëtarët” mposhtën new York Knicks të dielën mbrëma me rezultat 112:105, transmeton Sportali.net.

Stephen Curry ishte më i dalluari te Golden State me 31 pikë. “Vëllau” i tij nga një tjetër nënë, Klay Thompson shtoi 29 pikë, me Warriors që i dha fund një ecurie prej dy humbjeve rresht pas gati dy vite.

Curry qëlloi pesë trepikësha, duke e dhënë kontributin më të madh në pjesën e dytë të takimit, pikërisht atëherë kur i duhej më së shumti ekipit të tij.

Te Knicks, Derrick Rose ishte më i miri me 28 pikë, me Kristaps Porzingis që shtoi 24 pikë dhe 15 kërcime.

Këto janë rezultatet nga ndeshjet tjera:

Indiana Pacers 97:96 Atlanta Hawks.

Boston Celtics 106:109 Phoenix Suns.

Orlando Magic 114:115 Washington Wizards.

Utah Jazz 110:109 Sacramento Kings.

Oklahoma City Thunder 89:104 Dallas Mavericks.

New Orleans Pelicans 105:97 Los Angeles Lakers. /Sportali.net

Action Coin