Lëngu natyral që pastron veshkat

0
62

Të gjithë i njohim funksionet e veshkës dhe se sa të rëndësishme janë ato për trupin e njeriut.

Veshkat janë të vendosura në të dy anët e shtyllës kurrizore, menjëherë poshtë kafazit të kraharorit.

Në brendësi të secilës veshkë gjenden rrth një milion nefrone, të cilat bëjnë të mundur filtrimin e gjakut.

Si çdo pjesë tjetër e trupit, edhe veshkat kanë nevojë për pastrim në mënyrë që të largohen të gjitha toksinat e dëmshme për trupin.

Një nga produktet natyrale për të pastruar veshkat është majdanozi. Majdanozi është i pasur me antioksidues të fuqishëm, Beta karoten dhe vitaminë C, kalcium, hekur dhe fosfor .

Lani në ujë të bollshëm një dorë me majdanoz (100 gr), prijeni hollë dhe bashkojeni me një litër ujë. Lëreni të ziejë për 20 minuta, shkruan Living.al.

Më pas hiqeni nga zjarri dhe prisni deri sa të ftohet. Kullojeni me kujdes dhe përbërjen hidheni në një shishe qelqi që duhet të rrijë gjithmonë në frigorifer.

Pini një gotë çaj në ditë dhe do të filloni të vini re kripërat e tepërta dhe toksinat do të dalin nga trupi juaj me anë të urinës.

Majdanozi është gjithashtu një diuretik shumë i fuqishëm dhe në këtë mënyrë ai mund të largojë lëngjet e tepërta nga trupi. Kjo është arsyeja pse rekomandohet shumë për njerëzit që janë në dietë ose që vuajnë nga hipertensioni (tension i lartë) .

Ai ndihmon po ashtu në luftën kundër anoreksisë, anemisë, lodhjes fizike dhe mendore për shkak të përqendrimit të lartë të vitaminave dhe mineraleve. Mund të përdoret sakaq për përmirësimin e shëndetit të lëkurës dhe flokëve.

Action Coin