Gianni De Biassi në telashe të mëdha para sfidës me Italinë

0
39
Shqipëria do të luajë kundër Italisë me 24 mars në kuadër të eliminatorëve ‘Rusi 2018’

Shqipëria ka mungesa të shumta në këtë ndeshje sidomos në fazën defanzive dhe kjo e bën që të shqetësohet shumë De Biassi, shkruan Sportali.net.

Etrit Berisha dhe Berat Gjimshiti do të mungojnë shkaku i kartonëve të kuq që o morën ndaj Izraelit derisa tani dilema më e madhe është se kush do të jetë partneri i Arlind Ajetit në mbrojtje pasi Mërgim Mavraj është në dyshim për këtë përballje.

Me shumë gjasë strategu italian do ta kthejë në mbrojtje Burim Kukelin shkaku i përvojës ose do t’i befasojë të gjithë duke inkuadruar ndonjë lojtar të ri.

Shqipëria e nisi mjaft mirë aventurën për Botërorin Rusi 2018 me dy fitore, por pastaj u mposhtë në dy ndeshje radhazi nga Spanja dhe Izraeli. /Sportali.net