Gjendja e Torres stabile (VIDEO)

0
63

Sulmuesi i Atletico Madrid, Fernando Torres është dërguar mbrëmë në spital pasi kollapsoi, duke mbetur pa ndjenja nga goditja kokë më kokë me kundërshtarin në ndeshjen e së enjtes mbrëma.

Gjendja e tij shëndetësore është stabile, ka konfirmuar orë më vonë klubi përmes një postimi në faqen zyrtare, transmeton Klan Kosova.

Testet e bëra nuk kanë treguar për ndonjë lëndim serioz në kokë, por që spanjolli do të mbetet i shtrirë në spital.

E derisa ai gjendej i shtrirë në fushë, pati nga bashkëlojtarët e tij që shpërthyen në lot.

Më poshtë mund të shihni se si ra pa ndjenja për toke Torres:

Action Coin