A do të ndikojë largimi i Enriques në kontratën e re të Messit?

0
43

Situata e vazhdimit apo jo të kontratës së Lionel Messit te Barcelona nuk do të ndikohet nga vendimi i trajnerit të klubit Luis Enrique për t’u larguar në fund të sezonit.

Messi është në bisedime rreth kontratës së re me klubin që nga fillimi i 2017-s, por nuk ka pasur zhvillime të reja në javët e fundit, ndërsa burime të afërta me lojtarin thonë se largimi i Enriques nuk do të këtë ndikim në nënshkrimin e kontratës së re të Messit, shkruan Goal.com, përcjell Express.

Burimet e njëjta po ashtu thonë se ekipi i Barces, në krye me Messin, janë shumë komod me Enriquen dhe zgjedhja e trajnerit për t’u larguar nga klubi nuk ka asgjë të bëjë me pakënaqësinë e lojtarëve.

Luis Enrique i tronditi të gjithë mbrëmë pas fitores së Barcelonës 6-1 ndaj Sporting Gijon, kur njoftoi se në fund të sezonit do të largohet nga klubi./Express/