Takim “serioz” i Mihrije Brahës me Kadri Veselin (FOTO)

0
211

Këngëtarja Mihrije Braha e cila gjatë kohëve të fundit nuk ka qenë shumë aktive me realizmin e këngëve të reja sot ka pasur një takim mjaft interesant.

Kjo e fundit është takuar me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në një ambient jo shumë të zakonshëm.

Madje në një fotografi të publikuar në rrjetet sociale, Mihrija sipas shprehjes së saj të fytyrës duket shumë lumtur për këtë takim, transmeton Indeksonline.

Mihrija dhe Kadri Veseli janë të dy nga qyteti i njëjtë pra nga Mitrovica e ky takim sigurisht ka qenë i këndshëm për të dy.

Mihrije Braha takohet me Kadri Veselin.