Kushtoi vetëm 1 milion euro (VIDEO)

0
45

Pablo Sarabia po shkëlqen te Sevilla, i cili ndihmoi skuadrën e tij të fitojë 2:1 ndaj Leicetser Cityt në Ligën e Kampionëve

U transferua te Sevilla gjatë verës nga Getafe për vetëm një milion euro, derisa deri më tani ai ka qenë një ndër më të mirët për Sevillan, ku ka shënuar nëntë gola dhe ka bërë 11 asistime.

Ai është 24 vjeçari Pablo Sarabia, i cili rrjedh nga akademia e Real Madridit ku qëndroi për shtatë vite, shkruan Gazeta Express.

Sarabia, i cili po pëlqehet shumë nga Jorge Sampaoli, ishte titullar ndaj Leicester City. Ai luajti për 90 minuta ndaj anglezëve ku shënoi golin e parë në fitoren 2:1, duke dëshmuar klasin e tij.

Ish lojtari i akademisë së Los Blancos po shkëlqen këtë sezon dhe po tregon se ajo vlerë e transferimit të tij ishte diçka aksidentale.

Action Coin