Dy serbë rrahin me shkopinj shqiptarin në Kroi i Vitakut

0
885

Dy të rinj serbë kanë rrahur me shkopinj prej druri shqiptarin Sadat Rama nga Kroi i Vitakut.

Ngjarja ka ndodhur të martën, njofton Klan Kosova, teksa bëhet e ditur që Rama u qëllua me shkopinj disa herë në gjoks dhe pjesët e tjera të trupit derisa ka mbetur i alivanosur.

Raportohet se viktima Rama ka kërkuar ndihmën e mjekut në QKMF-në në pjesën jugore të qytetit të Mitrovicës, ku ai ka konstatuar lëndimet serioze trupore.