Thaçi uron për Pavarësi: Kosova vend i paqes dhe dashurisë

0
79

Presidenti Hashim Thaçi, në nëntëvjetorin e Pavarësisë ka thënë se Kosova është vend i paqes dhe dashurisë.

Më poshtë është shkrimi i tij i plotë:

Dita e Pavarësisë është ditë që na mbush me emocione të gjithëve. Është ditë që na bënë krenarë për të kaluarën tonë, të sotmen dhe për të ardhmen e sigurt evropiane.

Dita e Republikës është dita juaj!

Është ditë kur kujtojmë shumë e shumë gjenerata, prindër dhe familjarë tuaj, që ëndërruan, punuan dhe sakrifikuan që ne ta gëzojmë këtë ditë.

Urime të gjithëve Dita e Pavarësisë. Kosova është vend i paqes dhe dashurisë.