Për nder të pavarësisë së Kosovës, xhumaja në Podujevë falet më plisa të bardhë (FOTO)

0
50
Për nder të shënimit të nëntë vjetorit të pavarësisë së Kosovës, në xhaminë kryesore të Podujevës, xhumaja është falë me plisa të bardhë.

Kjo është në nderim të shtetit dhe kombit, duke treguar edhe një herë se feja për shqiptarët nuk ka qenë pengesë, por bashkim, shkruan lajmi.net.

Një gjest i tillë madhështor duhet të jetë shembuj gjithandej vendit, pasi që shqiptarët në vazhdimësi përçojnë vetëm mesazhe paqeje dhe stabiliteti. /Lajmi.net/

xhuma-pdxhumapdd