“Minatori”, i gatshëm për spektakël

0
113
Epiqendra e turneut të Kupës së Kosovës në basketboll këtë vit do të jetë palestra “Minatori” në Mitorvicë

Palestra mitrovicase do t’i bashkojë katër tifogrupet më të flakta kosovare, me Prishtinën Bashkimin, Trepçën dhe Pejën që do të zhvillojnë ndeshje shumë të forta, por spektakli premtohet edhe në tribuna, transmeton Sportali.net.

Pjesmarrjen në ndeshjet e Kupës e kanë konfirmuar të katër tifogrupet e klubeve, me ndeshjet që do të zhvillohen të premten.

Bashkimi-Peja, 16:30.
Prishtina-Trepça 19:30.

Ndeshjen finale do të luhen të dielën. /Sportali.net