Ky është ushqimi që e shkakton më së shumti kancerin

0
171

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka vendosur hot dogët – së bashku me proshutën dhe mishërat e tjerë të përpunuar – në listën e gjërave që shkaktojnë kancerin.

Po, ushqimi i shijshëm që e konsumoni çdo ditë është në kategorinë e njëjtë me duhanin, për shkak të aftësisë që ka për të shkaktuar kancer.

Studime të ndryshme konfirmojnë se ka një lidhje të fuqishme mes kancerit në zorrë dhe mishit të përpunuar, transmeton Gazeta Express.

Sipas të dhënave të fundit, që gjenden në OBSH, çdo 50gram mish i përpunuar që e konsumoni rritë rrezikun nga kanceri i zorrëve për 18%.

Përderisa ata që pinë duhan janë 20 herë më të rrezikuar nga kanceri sesa ata që nuk pinë, njerëzit të cilët hanë mish të tillë janë dy herë më të rrezikuar nga kanceri sesa njerëzit që nuk hanë.